Një grup personash me aftësi të kufizuara nga Rusia ditën e hënë nuk mundi të fluturojë dot për në Gjermani.

Një delegacion i përbërë nga 34 persona po nisej për në Düsseldorf për pjesëmarrje në konferencën dedikuar njerëzve me aftësi të kufizuara. Të gjithë pjesëmarrësit kaluan regjistrimin në fluturimin e kompanisë ajrore AirBerlin, por me pas 11 persona, 6 prej tyre përdorues të karrigeve me rrota, nuk u lejuan të futeshin në bord.

0Komandanti i ekuipazhit deklaroi se për arsye sigurie nuk mund të lejojë në bord më shumë se dy persona në karrige me rrota. Të prekurit nga kjo ngjarje kanë ndërmend të padisin në gjykatë kompaninë ajrore Air Berlin. Sipas fjalëve të tyre, kompania ishtë njoftuar që më parë për numrin e personave me karrige me rrota që do të merrnin pjesë në këtë fluturim. Komente zyrtare nga transportuesi ajror gjerman nuk janë bërë ende.