0Ato kombinojnë Forcat Ushtarake Ajrore (në konfigurimin rus - 8 helikopterë "Aligator" (“K 52 K”) dhe 7 helikopterë ushtarakë transporti “K 29”), desanti ajror me efektiv deri në 450 veta dhe 13 tanke moderne apo 70 automjete luftarake zbuluese të këmbësorisë.

Është e rëndësishme të theksohet se francezët po i dorëzojnë rusëve teknologjinë e ndërtimit të anijeve, duke përfshirë shërbimin e menaxhimit të informacionit dhe pajisjet radioelektronike të bordit. Sepse pikërisht mbushja elektronike e "Mistral-ëve” lejon komandimin në mënyrë efikase të grupimit të përbërë prej llojeve të ndryshme të trupave të dislokuar në to. Dhe po ajo mundëson gjithashtu integrimin e anijes në skemën e veprimeve të flotës me efektiv të madh ushtarak. Me fjalë të tjera, "Mistralët" janë të aftë të punojnë në shkallë të barazvlefshme edhe si kryqëzor, edhe si pjesë e një grupi unik në regjim sinkronizimi maksimal të veprimeve me anije të tjera. Pas transferimit palës ruse të dy "Mistral-ëve" të parë, dy helikoptermbajtëse të tjera do të ndërtohen sipas licencës së siguruar nga Rusia në kantieret detare balltike, gjë kjo që do të lejojë marrjen e një paketë të plotë të know-how në teknologjitë e reja.

Si vend dislokimi për anijet që do të sillen nga Franca është përzgjedhur Vladivostoku. Këtë vendim të komandës ruse e komenton analisti ushtarak dhe ish-vëzhguesi ushtarak i gazetës "Le Figaro" Philippe Migault:

- Unë mendoj se detyrë kryesore e këtyre anijeve pas ripozicionimit të tyre në Vladivostok do të jetë të theksuarit e zotërimit nga Rusia të Lindjes së vet të Largët dhe jo prej disa vendeve të tjera të rajonit. Sigurisht, këto janë anije ushtarake, por ato nuk janë të armatosur fort mirë dhe detyra e tyre konsiston në akcentimin e prezencës dhe sovranitetit të Rusisë në këtë rajon. Unë jam mëse i bindur se "Mistral-ët" rusë nuk do të kenë për detyrë kundërvënien me Flotën e 7 të SHBA-së. Por për t’i dhënë sinjal të qartë Japonisë në lidhje me qëndrimin e Rusisë përkatësisht Ishujve Kurile, apo për t’i demonstruar flamurin e vet Kinës, e cila sapo lëshoi nga kantieri detar në ujë aeroplanmbajtësen e saj të parë, ato janë plotësisht të afta. Rusët theksojnë se tokat ruse të tilla dhe do të mbeten përgjithmonë.

Aktualisht po flitet shumë për zhvendosjen e qendrës së gravitetit të ekonomisë botërore në Azi. A mund të supozohet në këtë rast, se dërgimi nga ana e Moskës i anijeve të veta të reja në rajonin në fjalë është tregues i ndryshimit të kursit gjeopolitik të Rusisë me kthesë në drejtim të fasadës së rajonit të Paqësorit? Philippe Migault përgjigjet si më poshtë vijon:

0- Nga pikëpamja e arësyetimit logjik, samiti i fundit i APEC në Vladivostok tregoi se Rusia po insiston në zhvendosjen e qendrës së gravitetit në rajonin e Azi-Paqësorit. Ndërsa po t’i drejtohesh zërit të zemrës dhe të mos i frenosh ndjenjat, atëhere unë personalisht jam i prirur të besoj se përkatësisht kulturës së vet Rusia është një vend evropian. Unë shpresoj shumë që ky fokusim i ri i interesave ruse nuk do të thotë humbje e interesit të Rusisë ndaj Evropës për shkak të disa veprimeve brutale të ndërmarra nga Bashkimi Evropian në adresë të Rusisë. Sepse Bashkimi Evropian nuk është e gjithë Evropa megjithatë. Ekzistojnë edhe plot mundësi të tjera të ndërtimit të Evropës së bashku me Rusinë. Unë shpresoj se Rusia nuk do të riorientohet plotësisht nga Lindja, gjë kjo që do të jetë për të ardhur jashtëzakonisht keq si për ne, ashtu dhe për të.