Kryeqytetin e Zelandës së Re do ta riemërojnë në premierën e pjesës së parë të kinotrilogjisë "The Hobbit". Që nga fundi i nëntorit Wellington përgjatë tre javëve do të quhet "The Middle of Middle-Earth". Gjatë kësaj kohe shërbimet postare dhe mediat lokale do të përdorin vetëm emrin e ri të qytetit. Në qytet gjithashtu do të organizojnë një festival dedikuar botës së John R. R. Tolkien.

0Premiera e pjesës së parë të "The Hobbit", "The Hobbit: An Unexepted Journey" do të mbahet në Wellington më 28 nëntor. Filmi u xhirua në Zelandën e Re nga marsi i vitit 2011 deri në korrik të vitit 2012.