Themeluesi i faqes zhurmëmadhe të Internetit "WikiLeaks" Julian Assange ka ndërmend të padisë Kryeministren e Australisë Julia Gillard, duke e akuzuar atë për shpifje.

Bëhet fjalë për ngjarjet e dy viteve më parë, kur Kryeministrja e dënoi publikimin e materialeve sekrete në faqen "WikiLeaks", duke e quajtur atë "jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe të paligjshme", gjë që, sipas Julian Assange, pati një ndikim tepër negativ për organizatën e tij. Menjëherë pas kësaj sistemi i pagesave MasterCard imponoi ndalimin në transferimin e donacioneve në dobi të "WikiLeaks". Julian Assange është i sigurt se kjo erdhi si rezultat i deklaratës së politikanes.

0Julian Assange tani jeton në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. Edhe pse ai ka marrë azil politik nga Lima, nuk mund të largohet nga Britania e Madhe për shkak të kërcënimit të arrestimit të menjëhershëm.