0Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez fitoi në zgjedhjet e tanishme dhe do të marrë postin e Kryetarit të shtetit për të katërtën herë, deklaroi Kreu i KQZ-së. Deklarata në fjalë u bë pasi u numërua shumica e fletë votimeve. Hugo Chavez fitoi 54% të votave. Për rivalin e tij kryesor, Liderin e opozitës Henrique Capriles, votuan 45% e votuesve.