Në Venezuelë Henrique Capriles - kandidati i opozitës në zgjedhjet presidenciale të vendit - uroi Hugo Chavez për fitoren e tij në zgjedhjet e mbajtura ditën e dielë dhe për rizgjedhjen e tij të katërt në mandatin gjashtë-vjeçar.

Duke folur para elektoratit të tij, pas shpalljes së rezultateve paraprake të votimit, Henrique Capriles pranoi humbjen e vet, falenderoi përkrahësit e tij për mbështetjen e tyre dhe i bëri thirrje Hugo Chavez të marrë në konsideratë mendimin e tyre.

0Për Hugo Chavez, sipas të dhënave paraprake zyrtare, votoi më shumë se 54% e elektoratit, ndërsa kundërshtarin e tij e mbështetën rreth 45% e votuesve.