Organizata “Hamas”, që kontrollon Rripin e Gazës, ndaloi tifozët e futbollit të shikojnë ndeshjen e ekipeve spanjolle Real i Madridit dhe Barcelona. Arsyeja e këtij ndalimi ishte pjesëmarrja si shikues në ndeshje i ushtarakut izraelit Gilad Shalit, fillimisht i kapur dhe më pas i liruar nga organizata “Hamas” në kuadër të një marrëveshjeje shkëmbimi vitin e kaluar.

Ndalimi, sipas njoftimeve nga Rripi i Gazës, nuk pati efekt. Futbolli është mjaft popullor në mesin e palestinezëve dhe ndeshjen e ndoqën mijëra teleshikues.