Në SHBA u regjistrua shpërthimi i një forme jashtëzakonisht të rrallë të meningjitit fungal. Sipas të dhënave të fundit, janë infektuar më shumë se 80 persona, shtatë prej të cilëve tashmë vdiqën.

0Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kreu një hetim, i cili zbuloi se shkaku i infektimit ishte injeksioni i steroideve, që përdoret kundër dhimbjeve lumbale. Ampula me preparat të infektuar, ka shumë mundësi, të jetë prodhuar nga kompania farmaceutike private New England Compounding Center. Firma së fundmi pushoi së funksionuari, por fare pak kohë para mbylljes disa parti ilaçesh të prodhuara prej saj u dorëzuan në 75 institucione shëndetësore në 23 shtete.