Galeria fotografike: "Nord Stream". Dega e dytë e gazsjellësit

Vendimi për ndërtimin e tubacionit të ri u morr në vitin 2005, por përbërja e investitorëve u përcaktua përfundimisht vetëm në vitin 2010. Ata u bënë “Gazprom-i” rus me 51% të aksioneve, kurse pjesën e mbetur e ndanë në mes tyre kompanitë gjermane Wintershall Holding dhe E. ON Ruhrgas, Suez GDF franceze dhe Gasunie holandeze. Po atëhere përfundoi edhe finalizimi i detajeve të projektit me vendet, përmes ujërave të të cilave nëpër fundin e Detin Balltik duhej të shtrohej tubacioni. Pas kësaj filloi ndërtimi. Në nëntor të vitit 2011 u vu në shfrytëzim dega e parë e gazsjellësit "Nord Stream" (“Rryma Veriore”), që lidh qytetin rus Vyborg me Greifswald-in gjerman. Sot, duke folur në lidhje me inaugurimin e degës së dytë të këtij tubacioni, Presidenti rus Vladimir Putin vuri në dukje rëndësinë jashtëzakonisht të madhe të gjithë projektit për Bashkimin Evropian dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të tij me Rusinë:

- "Nord Stream" është i aftë të kënaqë kërkesën në rritje të Evropës për burimet e energjisë. Gazi do të furnizohet direkt nga rruga më të shkurtër, që lidh vendburimet më të mëdha të gazit rus me tregjet evropiane, pa rreziqet e tranzitit - në mënyrë të vazhdueshme dhe pa probleme. Ne e garantojmë këtë. Rusia ka përmbushur gjithmonë dhe do të vazhdojë të përmbushë me rigorozitet detyrimet e veta si furnizuese e sigurt dhe e parashikueshme e karburantit në tregjet e Evropës. Ne shpresojmë shumë se BE-ja do të kontribuojë në përdorimin efektiv të potencialit të gazsjellësit "Nord Stream".

Mbi rëndësinë e madhe të tubacionit “Nord Stream” ("Rryma Veriore”) për forcimin e bashkëpunimit në mes të Rusisë dhe Evropës foli Kancelarja gjermane Angela Merkel:

- Sot po i afrohet përfundimit të suksesshëm njëri prej projekteve më ambiciozë të kohës sonë në fushën e infrastrukturës energjetike. Vënia në shfrytëzim tani e degës së dytë të tubacionit të gazsjellësit "Nord Stream" dëshmon qartë se partneriteti energjetik në mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian ka një themel të fortë. Partneriteti ynë afatgjatë dhe i barabartë po sjell përfitime të dukshme për të dyja palët: Europa po fiton një siguri, besueshmëri të madhe të furnizimit të vet me burime energjie. Rusia, nga ana tjetër, i siguron vetes një kërkesë të qëndrueshme dhe me këtë shitje fitimprurëse të gazit.

Sipas fjalëve të Kryeministrit të Holandës Mark Rutte, ky projekt mund të konsiderohet si revolucionar në çdo kuptim:

- Kjo është një qasje krejtësisht e re për arritjen e qëllimeve. Unë me kënaqësi të madhe i uroj të gjithë me rezultatet e arritura impresionuese. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë e ka quajtur evenimentin në fjalë "Shekulli i Artë i industrisë së gazit". Dhe jo pa arsye: gazi natyror cilësohet si lënda e parë më e lirë dhe më e pastër në krahasim me burimet e tjera të energjisë.

Presidenti francez François Hollande vuri në pah rëndësinë ekologjike të këtij projekti:

- Shtrimi nëpër fundin e detit i këtij tubacioni me gjatësi 1.220 kilometra i përgjigjet kërkesave më të larta, duke përfshirë edhe ato ekologjike. Gazsjellësi "Nord Stream" jep gjithashtu një kontribut mjaft të madh në garantimin e sigurisë energjetike të Evropës falë diversifikimit të rrugëve të furnizimeve me gaz.

0Dhe më e rëndësishmja është se aksionerët e tubacionit "Nord Stream" nuk kanë ndërmend të kënaqen me arritjet e tanishme e të ndalen në këtë pikë. Ata janë duke shqyrtuar tashmë mundësinë e zgjatjes së itinerarit të tubacionit duke ndërtuar edhe dy degë suplementare, një prej të cilave do të shkojë në Britaninë e Madhe.