Parlamenti i Libisë shkarkoi nga detyra Kryeministrin Mustafa Abushagur, duke refuzuar përbërjen e qeverisë të propozuar prej tij.

Ditën e dielë Mustafa Abushagur i dorëzoi Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar të Libisë listën e përbërë gjithsej nga vetëm 10 ministra në vend të 29 të mëparshmëve. Kjo ishte përpjekja e tij e dytë dhe e fundit për të formuar qeverinë. Lista e parë e paraqitur nga Kryeministri u refuzua prej Parlamentit ditën e enjte.

0Tani Kongresi duhet të zgjedhë Kryeministrin e ri në 3-4 javët e ardhshme. Mustafa Abushagur ishte Kryeministri i parë i zgjedhur pas përmbysjes së regjimit të Muammar Gaddafit. Ai erdhi në këtë detyrë në mes të shtatorit.