Ish-Presidenti i Ishujve Maldive Mohamed Nasheed shtatë muaj pas dorëheqjes nga pushteti u arrestua për arsye se refuzoi të dalë para gjyqit në lidhje me akuzat për abuzim me pushtetin.

Shkurtin e kaluar Mohamed Nasheed, Kryetari i parë i shtetit i zgjedhur në mënyrë demokratike, u rrëzua nga pushteti si rezultat i trazirave të policisë maldive, pasi ai urdhëroi arrestimin e njërit prej gjyqtarëve të gjykatës penale sipas akuzës për korrupsion.

0Mohamed Nasheed, i cili ka vujatur në burg dënimin për aktivitetin e tij politik dhe i shpallur në vitin 1991 si i burgosur i ndërgjegjes nga organizata Amnesty International, konsiderohej si President i tipit pro-perëndimor. Ai vetë pohon se u bë viktimë e komplotit të Zëvendësit të tij të tretë Mohammed Waheed, i cili tani u bë Kryetar shteti.