Piktura e piktorit të famshëm abstraksionist Mark Rothko iu nënshtrua një sulmi në galerinë e Londrës Tate Modern. Një nga vizitorët derdhi bojë të zezë mbi veprën e artit në fjalë.

Mark Rothko, i lindur në provincën Vitebsk të Perandorisë Ruse në vitin 1903, u bë një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të avangardit dhe një nga piktorët më të famshëm amerikanë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Veprat e tij shiten për dhjetra milionë dollarë.

0Policia po merret aktualisht me hetimin e këtij akti vandal. Galeria është mbyllur përkohësisht.