0Banka Botërore paralajmëron për këtë vit ngadalësimin e rritjes ekonomike të shteteve të rajonit të Azi-Paqësorit. Në raportin e Bankës thuhet se rritja do të ngadalësohet nga 8.2% (treguesi i vitit 2011) deri në 7.2%. Megjithatë, në dokument vihet në dukje se në vitin 2013 ritmet e rritjes ekonomike të këtyre vendeve do të përshpejtohen sërish dhe mund të arrijnë 7.6%.