0Grupi Ndërkombëtar i Krizave me seli në Bruksel ditën e dielë publikoi një raport, i cili i kushtohet fatit të Afganistanit pas tërheqjes së kontigjentit të NATO-s në vitin 2014. Autorët e raportit mendojnë se vendin e pret rrëzimi i qeverisë dhe lufta civile. Ata supozojnë se forcat afgane të sigurisë nuk janë në gjendje të garantojnë sigurinë në vend. Qeveria afgane e kritikoi raportin, duke i quajtur dispozitat e tij "mbeturina".