Talebanët e Afganistanit deklaruan për fitoren e tyre në luftën 11-vjeçare me SHBA-të dhe aleatët e tyre perëndimorë dhe afganë. Me një deklaratë të tillë dolën talebanët ditën e dielë - në përvjetorin e 11-të të fillimit të operacioneve ndërkombëtare kundër regjimit të tyre, i cili drejton Afganistanin që prej gjysmës së dytë të viteve ‘90.

Në deklaratë theksohet se trupat e huaja ushtarake "po largohen nga Afganistani me një turp dhe poshtërim të tillë, sa që me vështirësi po përpiqen të sajojnë ndonjë justifikim për këtë".

0Trupat ndërkombëtare po përgatiten të largohen nga Afganistani deri në fund të vitit 2014, duke ia dorëzuar kontrollin e sigurisë në vend autoriteteve afgane.