0Rostovi mbi Don ndahet me anë e lumit Don në Evropë dhe Azi. Pikësisht përgjatë këtij lumi kalon kufiri midis dy pjesëve të botës në jug të Rusisë. Në pjesën evropiane në sheshin kryesor të qytetit do të lokalizohet zona e tifozëve, pranë Teatrit Akademik të Dramës me emrin "Maksim Gorki". Maketi i tij, meqë ra fjala, është paraqitur në Muzeun e Artit Modern në Londër si shembull i arkitekturës konstruktiviste. Ndërsa në anën aziatike, në bregun e majtë të lumit Don, në vitet e ardhshme do të ndërtohet stadiumi me 45 vende me kosto 40 milionë dollarë. Pas Kampionatit gjysmën e tribunave do ta heqin dhe do të mbeten rreth 25 mijë vende. Ato do të jenë të mjaftueshme për zhvillimin e ndeshjeve të nivelit kombëtar. Por më e rëndësishmja është se me ndërtimin e stadiumit do të fillojë zgjerimi i qytetit në lindje. Aktualisht pjesa më e madhe e popullsisë së qytetit njëmilionësh jeton në pjesën evropiane, në bregun e djathtë të lumit Don.

Tifozët që do të vijnë për të ndjekur Kampionatin do të kenë me çfarë të merren midis ndeshjeve të serisë finale. Në Rostov mbi Don ata mund të njihen me kulturën dhe traditat e kozakëve. Ndërsa po të largohesh pak nga qytetit, mund ta gjesh veten në kryeqytetin e kozakëve në fshatin Staroçerkasskaja. Banorët vendas ruajnë me përkushtim e kujdes mënyrën e jetesës së kozakëve të shekujve të kaluar. Fshati Staroçerkasskaja është një vend unikal për shpirtin e tij kozak. Në rrugët shumëngjyrëshe ju mund të shihni shtëpitë e kozakëve. Ata deri tani jetojnë në ndërtesat tradicionale kombëtare (rus. «национальные курени»). Kozakët janë njerëz shumë liridashës. Ata që në kohët e lashta kanë mbrojtur kufijtë rusë. Gjithë mënyra e jetës së tyre është e bazuar pikërisht në këtë.

Dhe, sigurisht, kartvizitë e kuzhinës së Rostovit mbi Don mund të konsiderohet “Uha e Donit” (supë tradicionale peshku). Ajo përgatitet nga lloje të ndryshme peshku, më të cilët është i pasur lumi Don. Veçanërisht e mirë “Uha-ja e Donit” është kur gatuhet sipas recetës kozake. Kjo delikatesë mund të shijohet në restorantet lokale.

0Në Rostov mbi Don mund të shkohet me tren, avion apo anije. Qyteti ndodhet pranë Detit Azov. Atë shpesh e quajnë edhe porti i pesë deteve. Përveç kësaj, në vitet e ardhshme atje do të ndërtohet një aeroport i ri ndërkombëtar, i cili do të jetë i aftë të presë më shumë se dhjetë mijë njerëz në ditë.