0“Nord Stream” është një projekt multilateral në shkallë të gjerë. Itinerari i tij kalon nëpër ujërat territoriale të pesë shteteve balltike. Në shtrimin e këtij tubacioni dhe në furnizimin e pajisjeve të nevojshme kanë marrë pjesë kompanitë ruse, italiane, gjermane, japoneze. Bankat më të mëdha botërore kanë derdhur për realizimin e tij një shumë rekord investimesh - 6.4 miliardë euro.

Kanë gjetur zgjidhje detyra unikale teknologjike. Për më pak se dy vjet e gjysëm nëpër fundin e Detit Balltik janë shtruar 2.5 mijë kilometra tuba. Puna është bërë në kushte tejet të vështira, në det të hapur në thellësi të mëdha.

Gjatë shtrimit të gazsjellësit janë aplikuar mjaft inovacione. Për realizimin e studimeve kërkimoro-shkencore të mjedisit janë investuar mbi 100 milionë euro. “Nord Stream” do të punojë në mënyrë tërësisht automatike nën kontrollin e vazhdueshëm të qendrës elektronike të drejtimit, pa stacione të ndërmjetme kompresioni, gjë kjo që do të lejojë shkurtimin e shpenzimeve të shfrytëzimit të tubacionit dhe reduktimin e emetimeve të CO2.

Kërkimet e bëra i shërbyen zhvillimit të një prej studimeve më të mëdha në fushën hidrogjeografike. Me pjesëmarrjen e ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë studiuar hollësisht 2.500 kilometra katrore të fundit të detit, u krijua sistemi gjithpërfshirës i monitorimit dhe mbrojtjes së natyrës, u garantua siguria e ekosistemit të ndjeshëm të Detit Balltik.

Gjatë projektimit të tubacionit janë vendosur standarte të reja të transparencës për bashkëpunim ndërkombëtar: në shtetet balltike janë zhvilluar më shumë se 200 dëgjime publike dhe konferenca, u analizuan pasojat e mundshme socio-ekonomike, duke përfshirë edhe ato për industrinë e peshkimit dhe objektet e trashëgimisë kulturore.

“Nord Stream” është i aftë të kënaqë kërkesën në rritje të Evropës për burime të energjisë. Nëpërmjet këtij tubacioni gazi do të furnizohet direkt nga rruga më e shkurtër, duke lidhur vendburimet më të mëdha ruse të gazit me tregjet evropiane pa rreziqe tranziti - në mënyrë të vazhdueshme dhe pa probleme. Ne e garantojnë këtë.

Rusia ka përmbushur dhe do të vazhdojë të përmbushë gjithmonë detyrimet e saj si partnere e sigurt dhe e parashikueshme e karburantit në tregjet e Evropës. Shpresojmë shumë se edhe BE-ja do të kontribuojë në përdorimin efektiv të potencialit të “Nord Stream”.

Vetëm me përpjekje të përbashkëta ne do të mund të sigurojmë interesat e prodhuesve dhe konsumatorëve, të forcojmë sigurinë e energjisë.

Unë jam i sigurt se gazsjellësi “Nord Stream” do të japë një kontribut me peshë në zhvillimin ekonomik të vendeve tona dhe kontinentit Evropian në tërësi.

Ju përgëzoj me rastin e përfundimit të punës! Ju uroj suksese!