Pronarët e makinave të markave japoneze në Kinë ndjekin shtegje të ndryshme për të mbrojtur makinat e tyre nga "patriotët" tepër aktivë, të cilët mbështesin të drejtat kineze mbi Ishujt Diaoyu (Senkaku).

Dikush ngjit në makinë mbishkrimin: "Unë kam makinën japoneze, por me zemër jam kinez", disa të tjerë venë imazhe të hartës së Kinës, në të cilën janë pikturuar me të njëjtën ngjyrë të kuqe edhe ishujt e diskutueshëm, ose ngjisin në xhamin e pasëm të makinës parulla anti-japoneze.