Kryeministri i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan deklaroi të enjten se vendi i tij nuk është i interesuar për fillimin e një lufte me Sirinë, njofton Agjencia “Reuters”.

Siç shpjegoi Erdogan, vendimi i parlamentit turk për mundësinë e një operacioni ushtarak jashtë kufijve të Turqisë duhet të shërbejë si një faktor përmbajtës.

Megjithatë, Kreu i qeverisë turke rikujtoi se shteti turk është i aftë të mbrojë qytetarët e vet dhe kufijtë e tij dhe nuk i rekomandoi askujt të verifikojë vendosmërinë e ushtrisë turke në këtë drejtim.

Galeria fotografike: Po vjen duke u tensionuar situata në kufirin turko-sirian