Autoritetet tuniziane kanë ndërmend të kërkojnë dënimin me vdekje për 87 të dyshuarit në përpjekjen për të sulmuar ambasadën amerikane gjatë protestave kundër filmit "Pafajësia e Myslimanëve". Avokatët e të dyshuarve Anouar Ouled Ali dhe Mondher Charni njoftuan për Agjencinë “Associated Press” se 87 personat e arrestuar nga autoritetet tuniziane, për pjesëmarrje në trazirat në fjalë, tani ndodhen në pritje të gjykimit për një varg akuzash, duke përfshirë këtu sulmin ndaj bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

Qindra qytetarë të Tunizisë, të indinjuar nga pëmbajta e filmit anti-islamik, më 14 shtator ndërmorrën përpjekjen për të sulmuar ambasadën amerikane në Tunizi. Sipas njoftimeve të mediave, në ndërtesë u thyen xhamat, turma i vuri zjarrin pemëve pranë ambasadës dhe në vend të flamurit amerikan ngriti një flamur të zi.