Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sulmin me artileri mbi qytetin kufitar turk Akchakale nga ana e Sirisë.

Anëtarët e Këshillit u kërkuan autoriteteve siriane që të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve fqinje.

Projekt-rezoluta e Këshillit të Sigurimit, në të cilën sulmimi i fshatit turk cilësohet "si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", u bllokua nga Rusia.

Galeria fotografike: Po vjen duke u tensionuar situata në kufirin turko-sirian