Mbreti i Jordanisë Abdullah II ditën e enjte shpërndau parlamentin dhe lëshoi një dekret për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Për datën e zgjedhjeve të reja nuk është njoftuar, megjithatë mbreti jordanez më parë është shprehur për mbajtjen e tyre deri në fund të këtij viti. Shpërbërja e Parlamentit ka ndjekur premtimet e tij për reforma politike - me qëllim që të parandalohen protestat masive në vend kundër qeverisë.

Në prag të shpalljes së dekretit të Mbretit lëvizja "Vëllazëria Myslimane" bëri thirrje për një tubim sot për të kërkuar reforma. "Vëllazëria Myslimanë" shprehet kundër sistemit aktual, në të cilën Kryeministri caktohet nga Mbreti.