Në qytetin turistik izraelit Eliat një burrë hapi zjarr në hotelin "Leonardo Club". Sipas të dhënave paraprake, është lënduar një person.

Me sa duket, turisti amerikan i rrëmbeu armën rojes dhe hapi zjarr. Si pasojë një bashkëpunëtor i hotelit mori disa plagë me armë zjarri dhe disa persona të tjerë u plagosën. Personi që qëlloi pas kësaj u mbyll në dhomën e vet.

0Në vendngjarje u dërguan brigadat e ndihmës së shpejtë si dhe njësitë e policisë e forcave speciale. Pushuesve u është kërkuar të mos largohen nga dhomat e veta.