Ish-Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë dhe ish-deputeti i Partisë Social-Demokratike PASOK Leonidas Tsanis u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.

Politikani pretendohet se ka kryer vetëvrasje.

Leonidas Tsanis mbahej si i dyshuar në çëshjten e korrupsionit, të pandehur në të cilën janë shpallur disa dhjetra politikanë grekë.

0Leonidas Tsanis ka qenë deputet i parlamentit në periudhën e viteve 1993-2004. Ai gjithashtu ka shërbyer si Zëvendësministër i Brendshëm në vitet 1999-2001.