Ditën e premte u mbushën plot 50 vjet që nga dita e daljes në dritë të single të parë të grupit britanik "The Beatles" - "Love Me Do". Mendohet se kjo këngë shënoi fillimin e karrierës së suksesshme, marramëndëse të grupit legjendar.

Aktivitete të shumta festive do të zhvillohen për nder të këtij përvjetori në vendlindjen e muzikantëve - Liverpul. Mijëra fansa do të mblidhen në Albert Dock, ku do të këndojnë kompozimin legjendar. Ata kanë ndërmend të hyjnë në Librin e Rekordeve Guinness në kategorinë e performancës së këngës së interpretuar nga kori më i madh.