Një diplomat i lartë belg dyshohet për spiunazh në dobi të Rusisë. Për këtë njoftojnë mediat e huaja.

Sipas të dhënave të gazetarëve, Prokuroria federalë belge tashmë po kryen hetimin ndaj 57-vjeçarit të lindur në Bryzh, i cili është pushuar nga detyra. Belgu, i cili ka punuar në funksionin e zëvendëskonsullit dhe konsullit në Lagos, Algjer, Lisbonë, Tokio, Nju Jork, Nju Delhi dhe Kopenhagen, për 20 vjet ka qenë në kontakt me shërbimet speciale ruse, dhe, në veçanti, u siguronte atyre informacione në lidhje me "shtigjet" për përgatitjen e dokumentave të identifikimit të rreme për spiunët rusë.