0Mundësitë e aparateve fluturuese pa pilot (UAVs apo drones) sigurisht nuk mund të mohohen: dukja e tyre solli ndryshime me të vërtetë revolucionare në organizimin e veprimeve luftarake, duke zvogëluar deri në disa sekonda harkun kohor në mes të zbulimit dhe asgjësimit të objektivit. Por nuk duhet lënë kurrsesi në harresë fakti, se në qoftë se kundërshtari juaj mëson të thyejë, të prishë me interferenca lidhjen e avionit pa pilot me qendrën e komandës, atëhere brigada apo madje edhe një grup i tërë i forcave ushtarake mund të humbasë një pjesë të madhe të informacionit nga fusha e betejës.

Por, pavarësisht të gjitha mangësive potenciale të tyre, aparatet fluturuese pa pilot (drones) duhet të jenë megjithatë ndër armatimet e çdo ushtrie. Rusia deri kohët e fundit pat mbetur prapa në zhvillimin e këtij lloji të teknikës ushtarake, por informacioni mbi prokurimin e armëve të reja nga ana e vendeve perëndimore e detyroi udhëheqjen ushtarake të rifillojë financimin e zhvillimeve të tyre.

Aparatet e para ruse nuk qenë të afta për të kaluar testet. Atëhere për njohjen me teknologjitë dhe parimet e përdorimit të këtyre sistemeve u lejua blerja e aparateve izraelite. Së fundi, rritja e konkurrencës në tregun e brendshëm ka çuar në dukjen e avionëve pa pilot potencialisht të përshtatshëm për prodhim në seri.

Lojtarë të tillë të fortë joshtetërorë, si për shembull "TRANSAS" i Shën Petersburgut, janë të aftë ta ingranojnë Rusinë në grupin kryesor të vendeve - zhvilluese të aparateve fluturuese pa pilot (drones). Problemi qëndron tani vetëm tek koha e nevojshme për akumulimin e kompetencave përkatëse dhe, natyrisht, praninë e porosive të brendshme. Për këtë të fundit, megjithatë, nuk duhet të ketë pikë dyshimi - me gjithë të metat e këtyre aparateve, aftësitë dhe mundësitë e tyre janë tejet të nevojshme për ushtrinë ruse. Dhe udhëheqja e dikasterit ushtarak të Rusisë, së pari, e kupton për mrekulli këtë gjë, kurse, së dyti, disponon mjetet e mjaftueshme financiare.