0Si rezultat, gjeti vdekjen një nënë me shumë fëmijë dhe katër të vegjëlit e saj. 13 persona të tjerë u plagosën.

Galeria fotografike: Po vjen duke u tensionuar situata në kufirin turko-sirian

Turqia ka kërkuar zhvillimin urgjent të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të NATO-s. Ai e mbështeti plotësisht Ankaranë dhe kërkoi nga Damasku që të ndalojë menjëherë çdo veprim agresiv. Por gjatë kësaj, sipas njoftimeve të shtypit perëndimor, është ende e parakohshme të flitet për zbatimin e Nenit № 5 të Traktatit të Uashingtonit të NATO-s. Ai parashikon mundësinë e dhënies së përgjigjes ushtarake kolektive të të gjithë aleatëve ndaj agresionit kundër njërit prej tyre.

Burimet e NATO-s njoftuan se tani për tani po zhvillohen konsultimet në bazë të informacionit të vënë në dispozicion nga Turqia. Ato e konsiderojnë të parakohshme të spekulohet me mundësinë e përgjigjes kolektive ushtarake.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia e asaj, që ushtria turke tashmë të marrë që sot mandatin për zhvillimin e operacioneve ushtarake në zonat kufitare të Sirisë. Ja se ç’njofton korrespondentja speciale e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" në Turqi Olga Halldiz:

- 17 tetori është afati i fundit i veprimit të lejes për kryerjen e operacioneve ushtarake jashtë territorit të Turqisë. Lejen e rinovueshme çdo vit forcat e armatosura të vendit e marrin nga Mexhlisi për realizimin e operacioneve speciale në territorin e Irakut kundër militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK). Pa pritur përfundimin e vlefshmërisë së autorizimit, të enjten parlamenti turk do të mbajë urgjentisht mbleshjen e vet të jashtëzakonshme, në të cilën, ka shumë gjasa, që agjenda të përfshijë çështjen e dhënies së lejes Forcave të Armatosura të Turqisë për zhvillimin e operacionit ushtarak tashmë edhe në territorin e Sirisë.

Kërkesa për këtë është nënshkruar nga ana e Kryeministrit Tajip Erdogan dhe është dërguar në parlament natën në të gdhirë të së enjtes. Në të parashtrohet nevoja për të vepruar shpejt dhe në kohën e duhur dhe për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme kundër rreziqeve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i bëri thirrje Ankarasë për të mbajtur të hapura të gjitha kanalet e komunikimit me Damaskun. Ato janë të duhura për atë, që në rast se lind nevoja, të zvogëlojnë nivelin e tensionimit të krijuar për shkak të incidentit me të shtënat në kufin midis dy vendeve.