Sondazhet e opinionit publik, të kryera në SHBA menjëherë pas debatit të parë të kandidatëve presidencialë Barack Obama dhe Mitt Romney, treguan se Mitt Romney triumfoi në polemikën me Presidentin aktual.

0Rreth 50 milionë amerikanë ndoqën rrjedhën e debatit, i cili u mbajt mbrëmjen e të mërkurës në Denver. Deri në zgjedhjet presidenciale të SHBA, të planifikuar për më 6 nëntor, duhet të mbahen edhe dy raunde debatesh midis kandidatëve për postin e kryetarit të shtetit.