SHBA futën në "listën e zezë" 165 kompani dhe individë, të cilët dyshohen për përfshirje në eksportin e paligjshëm të teknologjive ushtarake në Rusi.

Në prag u shpallën akuzat në adresë të 11 personave. Të pandehurit e çështjes në fjalë akuzohen për eksportin e paligjshëm të detaleve mikroelektronike dhe, sipas versionit të prokurorisë, janë përfshirë në instalimin e çipeve dhe mikroprocesorëve, identike me ato të përpunuara në SHBA, në raketat anti-anije ruse dhe gjuajtësit "MIG-35".

0I dyshuari kryesor në këtë çështje është "agjenti i qeverisë ruse", qytetari 46-vjeçar i SHBA-ve Aleksandër Fishenko, që kryeson kompaninë amerikane “Arc Electronics” dhe atë të regjistruar në Moskë “Apex Sistem”. Aleksandër Fishenko rrezikon të dënohet me deri 55 vjet heqje lirie.