Kremlini nuk do t'ia verë veshin rekomandimeve të PACE-së (Parliamentary Assembly of the Council of Europe) për demokratizimin e sistemit pushtetor në Rusi. Për këtë njoftoi Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë Dimitri Peskov.

0"Ne nuk i konsiderojmë të përshtatshme formulime dhe thirrje të tilla dhe, sigurisht, nuk do t’i marrim parasysh ato", tha Dimitri Peskov duke komentuar rezolutën e PACE-së, e cila përmban thirrjen drejtuar Presidentit të Rusisë Vladimir Putin "për të mos forcuar karakterin autoritar të sistemit, por për ta demokratizuar atë".