Nikaragua do të blejë në Rusi një parti automjetesh të blindura “Tiger”, të pajisura me armë dhe të destinuara për forcat speciale të policisë. Për këtë deklaroi Ministrja e Punëve të Brendshme e Nikaraguas Ana Morales Mazun. Sipas fjalëve të Ministres, Nikaragua është e interesuar gjithashtu për shkëmbimin e përvojës me forcat speciale ruse. Vëllimi i teknikës së blinduar, i planifikuar për t’u blerë, ende nuk është bërë i ditur.

Automjeti i blinduar shumëqëllimor i teknologjisë së lartë “Tiger” është i aftë të arrijë shpejtësinë deri në140 km/orë dhe është llogaritur për transportimin e 6-9 personave ose 1.2 ton ngarkesë në varësi të versionit. Kostoja e një automjeti “Tiger” vlerësohet afërsisht me 300 mijë dollarë.