25 persona u shtruan në spital në ishullin Honshu për shkak të pickimeve nga grerat gjigande japoneze (Oo-Suzumebachi). Incidenti ndodhi pranë një shkolle. Si rezultat i sulmit të Oo-Suzumebachi, që fjalë për fjalë përkthehet si "grera-harabel", u lënduan 24 nxënës të klasave të larta dhe një grua 70-vjeçare. Mjekët e vlerësojnë gjendjen e tyre mesatarisht të rëndë.

0Oo-Suzumebachi nga pamja e jashtme të kujton grenzën e zakonshme, por me përmasa shumë më të mëdha dhe jeton ajo ekskluzivisht në ishujt japonezë. Madhësia e vetë insekteve është rreth 4-5 cm, kurse përmasat e krahëve të tyre janë 6 cm. Oo-Suzumebachi dallohet  për agresivitetin e rritur të saj, ndërsa pickimet e këtij insekti shkaktojnë shok anafilaktik dhe kërkojnë ndihmë mjekësore të menjëhershme. Çdo vit nga pickimet e grerës gjigande në Japoni vdesin më shumë se 40 persona.