Garuesi legjendar Michael Schumacher njoftoi se në fund të sezonit do të largohet nga "Formula 1".

"Unë ende mund të konkurroj me ngasësit më të mirë, por në një moment të caktuar është më mirë të thuash "lamtumirë ", - deklaroi kampioni i shtatëfishtë botëror i "Formula 1".

0Nga viti 1991 e deri në vitin 2006 Michael Schumacher fitoi 91 gara për ekipin “Ferrari”, ndërsa në vitin 2006 ai hoqi dorë nga sporti. Në vitin 2010 Michael Schumacher vendosi të rikthehet dhe përfaqësoi ekipin “Mercedes”, por që nga ajo kohë në podium në mesin e fituesve ka dalë vetëm një herë këtë vit.