Një nga biznesmenët egjiptianë më me ndikim të kohës së Hosni Mubarakut u gjobit me më shumë se 3 miliardë dollarë dhe u dënua me 7 vjet burg për pastrim parash.

Ahmed Ezz është duke vuajtur tashmë afatin 10 vjeçar të burgimit, pasi vitin e kaluar u shpall fajtor për korrupsion.

Ahmed Ezz e fitoi pasurinë e tij prej miliarda dollarësh në industrinë e çelikut. Megjithatë, atë e dënuan për arsye të përdorimit të lidhjeve politike për sigurimin e pozicionit monopol në treg.