Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe William Hague ka ndërmend t’ju bëjë thirrje qeverive të vendeve të tjera për të krijuar një "linjë të nxehtë" në stilin e kohëve të Luftës së Ftohtë, në mënyrë që ato të mund të paralajmërojnë njëra-tjetrën në rast sulmesh kibernetike.

0William Hague do ta bëjë propozimin në fjalë në një konferencë ndërkombëtare në Budapest. Në fjalën e tij ai do t’u thotë delegatëve se lufta kundër kriminelëve kibernetikë është një nga çështjet më të rëndësishme bashkëkohore.