Në Argjentinë po zhvillohen protestat masive të bashkëpunëtorëve të policisë ushtarake

Mijëra bashkëpunëtorë të policisë ushtarake të Argjentinës kanë organizuar tubime masive në Buenos Aires dhe qytete të tjera të vendit për të protestuar kundër shkurtimit të papritur të pagave. Është raportuar se në disa raste paga e tyre është reduktuar madje me 60%.

Në përgjigje të këtyre protestave Qeveria deklaroi se ky është një gabim administrativ dhe premtoi për ta zgjidhur së shpejti problemin. Megjithatë, bashkëpunëtorët e policisë ushtarake këmbëngulin që atyre t’u jepen garanci me shkrim.