Parlamenti i Turqisë po zhvillon tani një mbledhje me dyer të mbyllura për Sirinë. Më herët qeveria dërgoi në parlament një memorandum me kërkesën për të miratuar veprimet ushtarake në territorin e Sirisë në përgjigje të veprimeve agresive të Damaskut.

Galeria fotografike: Po vjen duke u tensionuar situata në kufirin turko-sirian

0Këshilltari i Kryeministrit të Turqisë Ibrahim Kalim në blogun e tij në Twitter njoftoi se Turqia nuk është e interesuar për të hyrë në luftë me Sirinë, por ne do të mbrojmë kufijtë tanë. Sipas fjalëve të tij, qeveria do të vazhdojë përpjekjet diplomatike dhe politike për zgjidhjen e situatës së mbarsur me konflikt.