Ajri i lëngshëm (liquid air) mund të përdoret si karburant për automjetet dhe centralet elektrike. Teknologjia përkatëse u zhvillua nga shkencëtarët britanikë të Institutit të Inxhinierisë Mekanike (ImechE). "Karburanti i ri" mund të konkurrojë me bateritë elektrike dhe hidrogjenin, përderisa përfaqëson në vetvete një depo energjie të qëndrueshme.

0Ajri i zakonshëm, i cili nuk përmban avuj uji dhe dioksid karboni, akumulon energji në gjendje të lëngët kur ftohet deri në 190 gradë Celsius. Kur ajri i lëngshëm ngrohet nën ndikimin e mjedisit rrethues, ai befas shndërrohet në gaz. Nga kjo çlirohet energjia, e cila, duke krijuar një presion të lartë, vë në lëvizje motorët me piston ose gjeneratorët me turbinë. Në bazë të teknologjisë së re është krijuar tashmë prototipi i një makine.