Reja e pluhurit duhet të vendoset në të ashtuquajturën pikë e Lagranzhit - në vijën midis Diellit dhe Tokës, ku forca e gravitetit të tyre kompesohet në mënyrë reciproke. Atje gjithashtu duhet të vendosen një ose më shumë asteroidë. Krijimi i resë së pluhurit do të kërkojë përpjekje dhe të ardhura gjigande, por problemi nuk qëndron vetëm te kostoja e projektit, shprehet astrofizikani i Institutit të Astronomisë me emrin e Sternberg Vladimir Surdin:

- Do të nevojitet gjatë gjithë kohës furnizimi i pluhurit të ri, përdorimi për këtë qëllim i asteroidëve të rinj. Ndërsa ai pluhur që do të largohet nga pika e Lagranzhit gradualisht do të mbështjellë rreth e përqark Tokën dhe ne do të ndotim shumë hapësirën rreth tokësore, ku funksionojnë mjaft satelitë dhe aparate kozmike, të cilat mund të pushojnë së punuari.

Përveç kësaj, shkencëtarët druhen se reja e pluhurit kozmik mund të çojë në pasoja nga më të papriturat në Tokë. Mendimi i astrofizikanit të Institutit të Astronomisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë Dimitri Vibe:

- Do të ishte akoma dhe më mirë sikur kësaj ideje t’i hidhnin një vështrim klimatologët. Reja e pluhurit do të reduktojë nivelin e rrezatimit diellor, temperatura në Tokë do të bjerë, ashtu sikurse ne ëndërrojmë. Ne do të jemi shumë të lumtur nëse kjo ndodh, ndërkohë që ajo do të vazhdojë të bjerë më tej. Por sa mirë do të jetë ndërkaq të kesh një re pluhuri të pakontrolluar është diçka krejtësisht e paqartë. Ajo mund të dalë shumë herë më e rrezikshme se një asteroid i pakontrolluar.

0Kështu që do të jetë më mirë sikur të mos thërrmohen asteroidët, por të kontrollohet klima me metoda tokësore. Në veçanti, duke refuzuar përdorimin e lëndëve djegëse me karbon (koks), thotë astrofizikani Vladimir Surdin. Njerëzimi tani po kalon gradualisht tek burimet e energjisë ekologjikisht të pastra të tilla si era, valët (baticat e zbaticat), drita diellore. Ato janë mëse të mjaftueshme për qytetërimin tonë. Duhet thjesht të mësohet të përdoren ato në mënyrë efektive. Ideja e skocezëve është e bukur, por e parealizueshme, konkludojnë shkencëtarët.