Sipërfaqja e akullit detar në Antarktidë arriti maksimumin vjetor, i cili u cilësua si rekordi më i lartë në gjithë historinë e vrojtimeve - 19.44 milionë kilometra katrorë. Kjo është më shumë se një milion mbi mesataren e periudhës nga viti 1979 deri në vitin 2000.

0Në Arktik këtë vit u vendos rekordi i kundërt. Akulli detar në Oqeanin e Ngrirë të Veriut më 16 shtator të këtij viti arriti rekordin më të ulët vjetor - 3.4 milionë kilometra katrorë, i cili u shënua si rekordi më i ulët në historinë e vëzhgimeve satelitore.