Autoritetet e Zelandës së Re anuluan vizën e dhënë më parë ish-kampionit botëror të boksit Mike Tyson. Ai duhej të performonte në Auckland në evenimentin e bamirësisë "Dita e Kampionëve".

Organizatat e Zelandës së Re, të cilat luftojnë kundër dhunës ndaj femrave, kërkuan të ndalohej hyrja e Mike Tyson në vend. Si rezultat viza e tij u revokua.

0Në vitin 1992 Mike Tyson u dënua me gjashtë vjet në burg për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare. Ligjet e Zelandës së Re ndalojnë dhënien e vizave për hyrje në vend të huajve, të cilët janë gjykuar dhe dënuar më shumë se me pesë vjet burgim, megjithatë qeveria ka të drejtë të bëjë përjashtime.