Të paktën 25 njerëz u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit të tre makinave të minuara me lëndë eksplozive në qendër të qytetit Aleppo. Shpërthimet ndodhën në rajonin e qytetit, i cili është aktualisht nën kontrollin e forcave qeveritare.

Televizioni qeveritar i Sirisë tregon ndërtesa të dëmtuara rëndë, një krater të madh në sheshin qendror dhe trupat e të vrarëve të mbuluara me batanije.

0Pjesa perëndimore e Aleppo kontrollohet nga trupat ushtarake besnike të Presidentit Bashar Al-Assad, ndërsa ajo lindore është në duart e rebelëve. Për marrjen e kontrollit mbi qytetin po vazhdojnë luftime tė ashpra.