0Në intervistën e Sergei Lavrovit kanë gjetur pasqyrim edhe marrëdhëniet me Uashingtonin, edhe pikëpamjet e Moskës mbi ndryshimet aktuale gjeopolitike. Sergei Lavrov, në veçanti, i bëri një vlerësim tejet të ashpër politikës së Perëndimit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Sipas fjalëve të tij, mbështetja nga SHBA-ja dhe Evropa e forcave opozitare në rajon po çon në destabilizim dhe kaos të plotë atje. Kjo është ajo që ndodhi në Libi, ku tani nuk ka asnjë autoritet qendror, po e njëjta gjë po ndodh edhe në Mali. Perëndimi "mbolli erën dhe po korr stuhinë" tani, tha Ministri Lavrov. Misioni i Rusisë në këtë situatë konsiston në ndalimin e stuhisë. Siç po ndodh kjo aktualisht në Siri, ku Moska po përpiqet për të ndaluar gjakderdhjen dhe për t’i ulur palët konfliktuale në tryezën e bisedimeve.

Ministri i Jashtëm rus shpjegoi gjithashtu në hollësi edhe arsyet e ndalimit të veprimtarisë së Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Rusi. Vendimi i Moskës ka shkaktuar zhurmë e bujë të madhe në shtyp, ndërsa Uashingtoni, sipas fjalëve të Sergei Lavrov, ka reaguar ndaj tij me mirëkuptim. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse Moska nuk e refuzon plotësisht bashkëpunimin me USAID-in. Organizata mund të vazhdojnë edhe më tej të marrë pjesë në projektet humanitare të partnerëve ruse, por duhet të punojnë gjatë kësaj në përputhje me Ligjin "Për Organizatat Jokomerciale", siç e bëjnë këtë agjencitë dhe fondet e ngjashme nga vendet e tjera.

0Megjithatë, pjesa më e madhe e intervistës kishte të bënte me marrëdhëniet ruso-amerikane. Sergei Lavrov vuri në dukje me kënaqësi se politika e “riformatimit” e justifikoi plotësisht veten: u nënshkrua Traktati mbi Kufizimin e Armatimeve Strategjike Ofensive, Rusia u anëtarësua në OBT, ka ndodhur thjeshtëzimi i regjimit të vizave. Por "riformatimi" nuk mund të zgjasë përjetësisht. Lind nevoja për të kaluar në një etapë të re. Dhe pikërisht këtu evidentohet problemi i diskriminimit të Rusisë në korridoret e pushtetit të SHBA-së. Një nga irrituesit kryesorë është "Ligji i Magnitskit". Sergei Lavrov kujtoi se Rusia është e interesuar në sqarimin e shpejtë të rrethanave që kanë të bjnë me çështjen e Sergei Magnitskit. Por veprimet e njëanshme dhe akuzat janë të papranueshme për të. Zhvillimi i bashkëpunimit dhe njëkohësisht aplikimi i sanksioneve kundër Rusisë janë gjëra krejtësisht të pamundura, paralajmëroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.