Organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së të drejtave të njeriut Human Rights Watch (HRW) akuzoi lëvizjen Hamas, që vepron në Rripin e Gazës, për aplikimin sistematik të torturave.

0Në raportin e HRW thuhet se të burgosurit në Rripin e Gazës iu nënshtrohen rregullisht rrahjeve dhe elektroshokut. Gjatë pesë viteve të fundit, të paktën tre persona në Rripin e Gazës, janë ekzekutuar në bazë të dëshmive të marra me përdorimin e torturave.