Këshilli i Qytetit të Los Angeles hoqi ndalimin mbi funksionimin e dyqaneve, të cilat shesin marihuanë për qëllime mjekësore.

Ekzistenca e dyqaneve të tilla bie në kundërshtim me ligjin federal të SHBA. Në korrik Këshilli i Qytetit ndaloi dyqanet e marihuanës, por lejoi pacientët të rritin vetë kolektivisht marihuanën, me kusht që çdo kolektiv i tillë të përbëhet nga jo më shumë se tre persona.

0Megjithatë, ndalimi i dyqaneve të marihuanës në Los Angeles u anulua për shkak se kundërshtarët e kësaj mase kishin për qëllim të mbanin vitin e ardhshëm një referendum mbi këtë çështje dhe, duke gjykuar nga sondazhet e kryera, mund të fitonin.