Kompania Ralls Corp ngriti padi në një gjykatë amerikane, duke kërkuar ndjekjen penale të Presidentit të SHBA Barack Obama lidhur me faktin se marrëveshja e saj mbi blerjen e katër elektrostacioneve me erë në shtetin Oregon, në afërsi të një baze ushtarake detare, u bllokua nga autoritetet për arsye sigurie.

0Kompania është e regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ajo është në pronësi të biznesmenëve kinezë. Përfaqësuesit e kompanisë Ralls Corp mendojnë se autoritetet e bllokuan marrëveshjen pa ndonjë arsye objektive. Dihet se në bazën ushtarake detare, që ndodhet afër elektrostacioneve me erë, zhvillohen testime të aparateve fluturuese pa pilot (ang. drones).