Bolivia konfirmoi vendimin për të paditur Kilin në gjykatën ndërkombëtare për shkak të mosmarrëveshjes territoriale në lidhje me rajonin Antofagasta. Bëhet fjalë për konfliktin e armatosur mbi kontrollin e vendburimeve të nitratit të potasit, të cilat u zhvilluan në fund të viteve '80 të shekullit XIX. Lufta përfundoi me fitoren e ushtrisë së Kilit dhe humbjen prej Bolivisë të daljes në oqean.

0Presidenti i Kilit Sebastian Pinera deklaroi së fundmi se marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare duhet të respektohen, ndërsa Kili është gati të mbrojë sovranitetin e vet me të gjitha mjetet e mundshme.