Në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor aktualisht ndodhen në të njëjtën kohë dy grupime sulmuese të Forcave Ushtarake Detare (FUD) të SHBA-së, të cilat kryesohen nga aeroplanmbajtëset “John C. Stennis” dhe “George Washington”.

Prania e njëkohësishme e dy grupimeve të FUD të SHBA-së në këtë rajon cilësohet si një përpjekje për të ushtruar presion moral mbi Kinën, e cila ndodhet në gjendje përkeqësimi të marrëdhënieve me Japoninë për shkak të Ishujve Senkaku. Zakonisht këtu gjendet vetëm një aeroplanmbajtëse - "George Washington".

0Situata e krijuar rreth Ishujve Senkaku kuadrohet në Traktatin japonezo-amerikan mbi sigurinë, sipas të cilit secila palë e cilëson çdo agresion ushtarak kundër aleatit të vet si një kërcënim për sigurinë e vet kombëtare.