Autoritetet e Irakut detyruan të ulej në Bagdad një aeroplan iranian që po fluturonte për në Siri dhe zhvilluan në bordin e tij kontroll për të verifikuar nëse po transportoheshin armë. Gjatë kontrollit nuk u gjetën armë dhe avioni u lejua të vazhdojë fluturimin për në Siri.

0Më herët, SHBA shprehën shqetësimin në lidhje me faktin se Bagdadi lejon Teheranin të përdorë hapësirën e tij ajrore për t’i furnizuar armë regjimit sirian.